Politike

Përplasja për listat e hapura, Bylykbashi: Rama po u heq mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë fuqinë e secilës parti

25 Korrik 2020, 11:22 Nga DOSJA
Përplasja për listat e hapura, Bylykbashi: Rama po u heq

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar propozimin e PD për listat e hapura. Sipas tij, me propozimin e tyre, zgjedhësi përcakton fuqinë e secilës parti. Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se me justifikimin e hapjes së listave të kandidatëve, po tenton të mbyllë listat e partive.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Kolicioni që përdorim ne sot është një formë liste e hapur për partitë, ku zgjedhësi përcakton fuqinë e secilës parti pra për çdo parti janë zgjedhësit që thonë sa vlen partia, është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë më këtë propozim.  Me propozimin e tij Rama përpiqet të bëjë të kundërtën, që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti. 

Zgjedhësi ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi cili është kandidati i asaj partie. Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin.

Edi rama në padijen e tij, por edhe në qëllimin tinëzar përdor këtë lidhje jollogjike, të zhdukë koalicionet, që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përfaqësojnë forcën që dëshirojnë”, tha Bylykbashi ndër të tjera.

Opozita e bashkuaur i bën thirrje Edi Ramës që të pranojë kërkesën për hapje 100% të listave. Bardhi, Bylykbashi dhe Vasili në një konferencë për mediat thanë se opozita do lista 100% të hapura dhe të mos ndalohen koalicionet. Ata u shprehën se Rama është kundër listave dhe këtë e ka treguar në 24 orët e fundit. Më tej ata u deklaruan se rotacioni është i pashmangshëm dhe PS në vitin 2021 do kalojë në opozitë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylybashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave oerd bylybashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave opozita konference per hapjen e listave

Sondazh

Poll