Politike

U prish nga tërmeti, Rama inspekton punimet në shkollën në Durrës: Do të hapë dyert më 26 nëntor

25 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
U prish nga tërmeti, Rama inspekton punimet në shkollën në

DURRËS -Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, për të inspektuar punimet në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në zonën e Spitallës. Nga Durrësi Rama premtoi se shkolla do të hapë dyert më 26 nëntor, një vit pas tragjedisë së 26 nëntorit. Shefi i qeverisë bëri me dije, se shkollat e reja do të kenë palestër bibliotekë dhe gjithçka i duhet një hapësirë të sistemit universitar.

Projekti i shkollave është një program masiv rindërtimi me standarte optimale të BE qoftë në rastet kur i kemi finacuar nga buxheti, qoftë nga donatorët. Janë shkolla që do të bëhen të reja, me plaestër, biblotekë me gjithcka që i duhet një hapësire të arsimit universitar. Objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i tërmetit të 26 nëntorit, në 26 nëntorin që vjen të hapë dyert“, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se këtë javë mbyllen kontratat për fillimin e shtëpive individuale, jashtë territorit të Bashkisë së Tiranës. Kryeministri tha se brenda vjeshtës, do të fillojë ndërtimi i banesave individuale dhe kolektive në Durrës.

“Kështu do të bëhet me shtëpitë dhe banesat kolektive. Këtë javë që vjen mbyllen kontratat për fillimin e shtëpive uindiviaduale, grupi i parë në territorin jashtë Bashkisë së Tiranës. Në Durrës kemi disa banesa kolektive individuale kemi dhe një bllok masiv banimi me kopësht, çerdhe dhe shkollë, postë, stacion policie e mjedise rekreative, parqe, ambjente sportive, ku po punojmë ngushtësisht për të fokusuar donacionin bujar të princit të EBA dhe jam besimplotë se në fillim të vjeshtës do të jemi në kantier. Do bëjmë kontrata individuale me te gjithë ata që kanë humbur shtëpitë, që ta kenë të qartë ku do sistemohen dhe sa do përfitojnë”, theksoi Rama.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres edi rama edi rama ne durres

Sondazh

Poll