Aktualitet

8 Prill 2019, 09:22 Nga DOSJA

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i është përgjigjur kengëtares RezartA Shkurta e cila e akuzoi se kishte vrarë fëmijë në Gerdec.  Në një reagim në Facebook, Shkëlzeni paralajmëron këngëtaren se me të do të përballet në Gjykatë për të vërtetuar fjalët të ka thënë.

Berisha shton se Shkurta ka radhën për të ‘kënduar’ në Gjykatë, duke e quajtur dhe partneren e trafikantit të drogës.  “Pas te akuzuarit per trafik droge (Tahirit), pas mikut te trafikantit te droges (Balles) radhen per te “kenduar” para gjykates do e kete partnerja e trafikantit te droges”, shkruan ndër të tjera djali i ish-kryeministrit.

Sot këngëtarja Rezarta Shkurta, teksa i përgjigje Sali Berishës dhe mbronte bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën hodhi akuza kundër Shkëlzen Berishës duke thënë se ky i fundit kishte vrarë fëmijë në Gërdec dhe nuk ishte dënuar me asnjë ditë burg. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermal hoxha gerdeci rezarta shkurta sherri shkurta berisha shkëlzen berisha xibraka ermal hoxha gerdeci rezarta shkurta sherri shkurta berisha shkëlzen berisha xibraka

Sondazh

Poll