Aktualitet

Ndërtimi tek fidanishtja, pedagogu: Do të vijojmë protestën, pezullojmë mësimin

8 Prill 2019, 08:48 Nga DOSJA
Ndërtimi tek fidanishtja, pedagogu: Do të vijojmë protestën,

TIRANË- Pedagogët e Fakultetit të Bujqesëisë dhe të Mjedisit pas mbledhjes që kanë vendosur që të dalin në protestë së bashku me studentët. Një prej pedagogëve u shpreh se vendimi ishte unanim për të pëshkallëzuar protestën.

“Vendimi ishte që ne do të mështesim plotësisht protestës për ndërtimin në oborrin e skollës. Jemi të bashkuar me studentët dhe do të jemi me ta çdo ditë. Do bëjmë një plan se si do të vijojmë me protesta këtu apo me marshime deri tek kryeminisitria apo bashkia.  Kjo protestë mund të përshkallëzohet, kishim një qëdrim unanim. Mendoj se këtë vendim do të kenë dhe fakultet e tjera sic bëmë dhe në ne Fakultetin e Bujqësisë dhe të Mjedisit”, u shpreh pedagogu i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Ndërkohë pedagoge tjetër e këtij fakulteti tha se studentët duhet të mbështesin stafin pedagogjik, pasi aty është puna e tyre dhe kanë një jetë që punojnë aty. “Do ishte me e drejtë që studentët të ishin në mbështjejten tonë. Studentët janë kalimtar nërsa ne jemi këtu gjithë jetën është puna jonë. Këtu unë e mbaj mend tëre jetën në këtë  formë, bravo u qoftë studentëve që na mbështetën. Kjo ësthë njohur gjithmonë si një mjedis i fakulteit tonë”, tha pedagogia.

Sot në Fakultetin e Mjedisit dhe të Bujqësisë, Asambleja e pedagogëve ka vendosur që të vijojnë protestën dhe të pezullojnë mësimin çdo ditë derisa të marrë zgjidhje kjo situatë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti i bujqesise dhe mjedisit nderimi i fidanishtes ubt fakulteti i bujqesise dhe mjedisit nderimi i fidanishtes ubt

Sondazh

Poll