Aktualitet

Tragjedia në Pukë, Bashkia premton ndihmë: Mbulojmë shpenzimet për ceremoninë mortore

8 Prill 2019, 07:43 Nga DOSJA

PUKË- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë natës në Pukë, ku në një familje ra një zjarr dhe mori jetën dy personave ka ardhur nje reagim nga bashkia. Gjatë natës në familjen ku ndodhi tragjedia ka shkuar dhe kreu i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj i cili ka premtuar ndihmë.

Në një njoftim në Facebook, Gjonaj shkruan se ka urdhëruar që shpenzimet e ceremonisë mortore për dy bashkëshortet të mbulohen nga ana e bashkisë, ndërkohë janë marrë masa dhe për të ndihmuar dhe të moshuarit.

Një ngjarje e rënd ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg, njësia administrative Rrape. Përkundër ndërhyrjes të shpejt të shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe Fushë Arrëzit, pasojat kanë qenë fatale, pasi kanë humbur jeten bashkëshortet Petrit dhe Dava Ndoj.

Kryetari i bashkisë, z.Gjonaj me të marr njoftimin nga shërbimi Zjarrfikës pranë bashkisë, ka shkuar pranë familjes Ndoj.

Gjonaj i ka ofruar të gjithë mbështetjen personale dhe institucionale familjes për të përballuar dhimbjen e madhe si dhe për rindërtimin e baneses.

Kreu i bashkisë ka urdhëruar që shpenzimet e ceremonisë mortore për dy bashkëshortet të mbulohen nga ana e bashkisë, ndërkoh që kemi kërkuar përkujdesje shëndetësore për dy të moshuarit, pasi kan probleme kronike, çfar në keto momente e bën të domosdoshme përkujdesjen ndaj tyre.

Në këtë dhimbje të madhe për familjen Ndoj dhe mbar komunitetin tonë kërkojmë solidaritetin e të gjithve në ndihmë të kësaj familje”, shkruan në një reagim Bashkia Pukë.

Gjatë natës në një familje ka ndodhur një tragjedi duke rënë një zjarr i madh. Nga flakët u dogjën të gjallë çifti Petrit dhe Dava Ndoj. Ndërkohë që 4 fëmijët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar. Njëri prej tyre ka shëtuar gjyshen e tyre të paralizuar të cilët janë të moshuar dhe ndodhen tek të afërmit e tyre në fshat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke digjet familja gjon gjonaj tragjedia ne puke zjarri ne familje bashkia puke digjet familja gjon gjonaj tragjedia ne puke zjarri ne familje

Sondazh

Poll