Aktualitet

Tragjedi në Pukë, burrë e grua digjen të gjallë, 4 fëmijët shpëtojnë për mrekulli (EMRAT)

8 Prill 2019, 05:29 Nga DOSJA
Tragjedi në Pukë, burrë e grua digjen të gjallë, 4

PUKË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Pukë, teksa një banesë është shkrumbuar nga flakët, duke lënë të vdekur dy persona. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për çiftin Petrit dhe Dava Ndoj, përkatësisht 46 dhe 35 vjeç, të cilët po flinin në katin e dytë të banesës në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg, në momentin që janë djegur. Ndërkohë 4 fëmijët e tyre, të moshave 15, 13, 12, 11 dhe dy gjyshërit që jetonin me ta kanë shpëtuar. Gjithçka që kishte mbetur pas djegies së trupave të çiftit Ndoj u gjetën nga forcat e zjarrëfikëseve, pas rreth dy orësh kërkim. Petrit dhe Dava ishin pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma për të shpëtuar. Mësohet se njëri nga fëmijët ka ndihmuar gjyshen të shpëtojë nga flakët, pasi ajo ishte e paralizuar. Më pas janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se alarmin për zjarrin, i cili dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, e ka dhënë i zoti shtëpisë, gjyshi i fëmijëve, Pal Gjoni 82-vjeç. Gjoni shprehet se kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave dhe kishte alarmuar të gjithë familjen në mënyrë që të zgjoheshin dhe të largoheshin nga banesa.

Ajo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt. U zgjova shpejt sepse kisha hallin e fëmijëve. Thirra djalin që të zgjohet dhe të më ndihmonte me gruan, pasi e kam të paralizuar, por ai nuk u përgjigj,”– mësohet të ketë thënë 82-vjeçari, i cili së bashku me gruan e tij është strehuar tek një banesë tjetër, tek të afërmit e tyre në fshat.

Pukë/Informacion Paraprak

Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(j.v/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dava ndoj digjet shtepia ne puke pal gjon petrit ndoj shpëtojnë 4 fëmijët tragjedia ne puke dava ndoj digjet shtepia ne puke pal gjon petrit ndoj shpëtojnë 4 fëmijët tragjedia ne puke

Sondazh

Poll