Aktualitet

Shtyhet për të gjashtën herë seanca për Shullazin, shkak mungesa e dy avokatëve

8 Prill 2019, 08:57 Nga DOSJA
Shtyhet për të gjashtën herë seanca për Shullazin,

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Dosja.al mëson se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, duke paraqitur një raport duke njoftuar mungesën e tij për shkaqe shëndetësore. Ndërsa, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund ta mbronte më atë pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.

Kështu Krimet e Rënda shtynë seancën dhe bënë zëvendësimin e avokatit të Danit. Edhe seanca e mëparshme u shty për shkak se avokatja mbrojtëse e Gilmando Danit dha dorëheqjen. (Lexo këtu)

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

Konflikti mes Emiliano Shulalzit dhe Ylvi Beqajt pa nisur për shkak të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës. Ylvi Beqja, që pretendon se është pronar i këtij trualli ishte i bindur që e drejta ishte në anën e tij dhe se ishte përpjekur për vite të tëra ta gjente atë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë, por kishte dështuar dhe në këtë mënyrë i ishte drejtuar Emiliano Shullazit për një marrëveshje, që për Prokurorinë është cilësuar si gjobëvënie.

Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gilmando dani krimet e renda shtyhet seanca per shullazin emiljano shullazi gilmando dani krimet e renda shtyhet seanca per shullazin

Sondazh

Poll