Aktualitet

Pedagogët e UBT kundër ndërtimit tek fidanishtja, bojkotojnë mësimin dhe përplasen me përfaqësuesit e ministrisë

8 Prill 2019, 08:30 Nga DOSJA
Pedagogët e UBT kundër ndërtimit tek fidanishtja, bojkotojnë

TIRANË- Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës prej mëngjesit janë në protestë. Mes baltës dhe shiut ata u grumbulluan pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit dhe kërkojnë pezullimin e punimeve tek fidanishtja e këtij fakulteti.

Studendët prej disa orësh qëndruan në shi dhe u shprehen të vendosur deri në fund se do të vijojnë protestën dhe siç e quajnë ata do të ndalin këtë absuditet. Ndërsa pedagogët duke qenë më formal kanë zhvilluar dhe mbledhjen e Asamblesë, ku kanë vendosur që të bëhen një me studentët. Mbledhja kishte tre pika protestë, protestë marshim dhe përshkallëzim të protestës. Në fund unanimisht ata kënë vendosur përshkallëzimin e protestës.

Pas marrjes së vendimit të tyre pedagogët e Fakultetit të Bujqësisë kanë zhvilluar një takim për përfaqësues së ministrisë. Sipas burimeve të Dosja.al nga mbledhja bëhet me dije se ka pasur tensione gjatë diskutimeve. Të njëjtat burime shtuan se debatet mes pedagoëve dhe përfaqësuesve të ministrisë kanë qenë të forta dhe është tentuar përplasje fizike.

Ora 11:00 Pedagogët pas mbledhjes: Bashkohemi me studentët, s’ka mësim

Pedagogët e Fakultetit të Bujqesëisë dhe të Mjedisit pas mbledhjes që kanë vendosur që të dalin në protestë së bashku me studentët. Një prej pedagogëve u shpreh se vendimi ishte unanim për të pëshkallëzuar protestën.

Ora 10:30 Studentët: Do e ndalim të absurditet, Lali Eri një fasad

Studentët e Universitetit të Bujqësor të Tiranës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër prishjes së fidanishtes së këtij universiteti. Ata kërkojnë që të ndërpriten punimet për ndërtimin e shkollave në këtë hapësirë, pasi sipas tyre kjo është një absurditet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bojkotohet mesimi ne ubt erion veliaj jamarbër malltezi ndertimi tek fidanishtja perfaqesuesit e ministrise protesta e studentëve të ubt-së bojkotohet mesimi ne ubt erion veliaj jamarbër malltezi ndertimi tek fidanishtja perfaqesuesit e ministrise protesta e studentëve të ubt-së

Sondazh

Poll