Aktualitet

Ndërtimi tek fidanishtja e UBT-së, studentët në protestë: Do ta ndalim këtë absurditet

8 Prill 2019, 08:56 Nga DOSJA
Ndërtimi tek fidanishtja e UBT-së, studentët në

TIRANË- Studentët e Universitetit të Bujqësor të Tiranës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër prishjes së fidanishtes së këtij universiteti. Ata kërkojnë që të ndërpriten punimet për ndërtimin e shkollave në këtë hapësirë, pasi sipas tyre kjo është një absurditet.

Një prej studentëve ka deklaruar për medait se ata kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.

“Në kemi tre ditë që protestojmë dhe kemi dalë në protestë, protesta nuk do ndalojë. Me mbështjen e Rekortit dhe të stafit pedagogjik do të vijojmë protestën dhe të ndalim këtë gjë që po ndodh. Të ndërtosh një kompleks shkollash këtu është absurditet dhe e pa logjikshme, ata kanë shkelur rregullat dhe ligjin. Kanë vendosur rethimin pa asnjë lajmërim. Ne presim mbledhjen që po bën stafi akademik dhe ne do të vijojmë protestën, pasi kemi pasur dhe një bojktot masiv. I bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të vijnë të na bashkoehn këtu, se kjo gjë mund të ndodh dhe në fakultet e tyre. Universiteti është i joni nuk është as i Lali Erit dhe as i askujt tjetër. Veliaj është një fasad, pasi del në media si një njeri që mbjell pemë, por ai po betonizon UBT-në”, u shpreh një student.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimi tek fidanishtja protesta tek ubt studentet ne proteste ndertimi tek fidanishtja protesta tek ubt studentet ne proteste

Sondazh

Poll