Aktualitet

Masakër mjedisore/ Shkatërrohet shtrati i lumit Shushicë, fadromat nxjerrin inerte (VD)

8 Prill 2019, 07:48 Nga DOSJA
Masakër mjedisore/ Shkatërrohet shtrati i lumit Shushicë,

VLORË– Shtrati i lumit Shushicë po gërrmohet krejtësisht për të nxjerrë inerte. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se si mjete të rënda dhe fadroma punojnë për të nxjerrë inerte, duke shkaktuar kështu një masakër mjedisore.

Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që Bashkia Vlorë nuk ka bërë asnjë lloj mase për të ndaluar këto punime që devijojnë shtratin e lumit Sushicë duke prishur ekosistemin dhe duke sjellë përmbytje të mëdha.

Kujtojmë që para disa muajsh janë ndërprerë punimet e rrugës së njohur si “Rruga  e lumit të Vlorës” për faktin se kompania që po bënte punimet në lotin e parë, merrte inerte pa kriter në lumin Shushicë. 

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lumi shushice masaker mjedisore nxjerrje inertesh punime rrugore vlore lumi shushice masaker mjedisore nxjerrje inertesh punime rrugore vlore

Sondazh

Poll