Politike

Zbardhet qëndrimi, Opozita e prerë në kërkesën e saj për KP: Çdo ndryshim duhet të kalojë në Këshillin Politik

23 Korrik 2020, 16:32 Nga DOSJA
Zbardhet qëndrimi, Opozita e prerë në kërkesën e saj

TIRANË– Detaje janë zbuluar nga takimi i Këshillit Politik, pasditen e sotme, pak pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Mësohet se dy përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se tha se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim. Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias,”-mësohet se ka qënë qëndrimi i opozitës. 

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik qëndrimi i opozitës së bashkuar kundër ndryshimeve në Kushtetutë ka nxitur debate në mbledhje. Rudina Hajdari u bëri me dije se me votat e opozitës së re, ndryshimet do kalojnë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjente keqardhje për qëndrimin e PD e i bën thirrje pë reflektim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll