Politike

BE përshëndet miratimin e “5 qershorit”/ ‘Mendja’ tek ndryshimet në Kushtetutë, Soreca: Vazhdoni diskutimet, mos dë

23 Korrik 2020, 14:22 Nga DOSJA
BE përshëndet miratimin e “5 qershorit”/

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur kalimin në Kuvend të marrëveshjes së arritur më 5 qershor. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, në emër të BE-së, Soreca shkruan se palët duhet që të vijojnë dialogun lidhur me ndryshimet shtesë në sistemin zgjedhor.

Ai bën thirrje që dialogu të ketë të njëjtën frymë bashkëpunuese si gjatë procesit të “Zgjedhores”, me çdo kusht ndryshimet e propozuara nga opozita e re të mos dëmtojnë rezultatin e arritur nga marrëveshja e 5 qershorit.

“Bashkimi Evropian mirëpret miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit në BE siç thuhet në konkluzionet e Këshillit më 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Ne jemi në dijeni të propozimeve shtesë për reformën e sistemit zgjedhor. Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit,”-shkruan Soreca.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca miratohet marreveshja e 5 qershorit luigi soreca miratohet marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll