Politike

Kuvendi miratoi marrëveshjen e “5 qershorit”/ Basha reagon pa fjalë, shpërndan mesazhin e rëndësishëm

23 Korrik 2020, 14:58 Nga DOSJA
Kuvendi miratoi marrëveshjen e “5 qershorit”/ Basha reagon pa

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me kalimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit. Basha ka zgjedhur që të mos thotë asgjë vetë por të shpërndarë reagimin e zëdhënëses së Komisionit Europian, Ana Pisonero.

BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të aritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’I japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cënojë frymen dhe rezultatet e 5 Qershorit,”-shkruhej në reagimin e KE-së.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

politike politike lulzim basha miratohet marreveshja e 5 qershorit lulzim basha miratohet marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll