Politike

OSBE mirëpret miratimin e ‘5 qershorit’: Të gatshëm të ndihmojmë autoritetet për zhvillimin e e hapave të tjerë të

23 Korrik 2020, 14:19 Nga DOSJA
OSBE mirëpret miratimin e ‘5 qershorit’: Të gatshëm

TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka përshëndetur miratimin në Parlament të marrëveshjes së ‘5 qershorit’  për ndryshimet në kodin zgjedhor, e cila u arrit nga partitë në Këshillin Politik. OSBE bën thirrje që tashmë të vijojë puna për zbatimin e saj, që e quan pikë kyçe.

OSBE më tej, ka garantuar mbështetjen e saj në implementimin dhe zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. Gjithashtu OSBE kërkon vazhdimin e dialogut për reforma të mëtejshme.

Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE-ODHIR. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi të gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si dhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme“, thuhet në deklaratën e OSBE.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votim të fshehtë dhe jo elektronik marrëveshjen e 5-qershorit, e miratuar në Këshillin Politik. Me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime, marrëveshja u votua në Kuvend, dhe votimi u dekonspirua nga deputeti Myslym Murrizi në përfundim të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Kundër marrëveshjes votuan kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit ka qenë e pavlefshme, pasi i ka vendosur një kryq.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll