Politike

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon ambasadori britanik: Çdo diskutim tjetër duhet të jetë gjithëpërfshirës

23 Korrik 2020, 15:03 Nga DOSJA
Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon ambasadori britanik:

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar lidhur me miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend. Njëzëri me të gjithë ndërkombëtarët e tjerë, Norman kërkon dialog për ndryshime të tjera.

Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtutjeshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve,“-shkruan Norman. 

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman miratohet marreveshja e 5 qershorit duncan norman miratohet marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll