Politike

Miratimi në Kuvend i ‘5 qershorit’/ Komisioneri për Zgjerim kërkon kujdes: Për çdo ndryshim shtesë, vazhdoni diskutime

23 Korrik 2020, 14:14 Nga DOSJA
Miratimi në Kuvend i ‘5 qershorit’/ Komisioneri për

BRUKSEL- Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit. Me anë të një statusi në Twitter, Varhelyi shkruan se miratimi i saj përmbush një prej kushteve kryesore për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. 

Megjithatë ai bën thirrje për dialog mes palëve lidhur me çdo ndryshim tjetër, në mënyrë që fryma e krijuar për Reformën Zgjedhore të vijojë. 

Shqipëria: Përshëndes miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të Bashkimit Europian. Konkluzione: Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen,”- shkruan Varhelyi.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit olivér várhelyi miratohet marreveshja e 5 qershorit olivér várhelyi

Sondazh

Poll