Politike

‘5 qershori tani është ligj’/ Ambasadorja Yuri Kim e hapur për ndryshimet në Kushtetutë: Më vjen mirë që shoh se KP

23 Korrik 2020, 14:36 Nga DOSJA
‘5 qershori tani është ligj’/ Ambasadorja Yuri Kim e hapur

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur e hapur për ndryshime të tjera në Kushtetutë. Pasi përshëndet kalimin e “5 qershorit” në Kuvend, Kim shkruan se është mirë që Këshilli Politik do të mblidhet sërish për të rishikuar ndryshimet e tjera.

Ajo fton të gjitha palët politike në vend që të marrin pjesë me mirëbesim në proces për të shtuar kështu edhe transparencën.

Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit.  Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën,”-shkruan Kim.

Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota pro ka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit yuri kim miratohet marreveshja e 5 qershorit yuri kim

Sondazh

Poll