Politike

Miratimi në Kuvend i marrëveshjes së 5-qershorit, SHBA, BE e OSBE përshëndesin votimin, opozita e Bashkuar: Jemi të hapur

23 Korrik 2020, 14:21 Nga DOSJA
Miratimi në Kuvend i marrëveshjes së 5-qershorit, SHBA, BE e OSBE

TIRANËMiratimi me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim i marrëveshjes së 5-qershorit është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, OSBE dhe faktori ndërkombëtar. Fill pas votimit në Kuvend, Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi përmes rrjeteve sociale ku përshëndeti votimin. Ambasada thotë se ‘Ky veprim respekton marrëveshjen e arritur nga të gjitha partitë në Këshillin Politik dhe e çon Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Europian.’. Më pas, ambasadorja Yuri Kim reagoi edhe në profilin e saj duke u shprehur se është e hapur për ndryshime të tjera në Kushtetutë. Kim shprehet se është mirë që Këshilli Politik do të mblidhet sërish për të rishikuar ndryshimet e tjera. 

Një reagim ka ardhur edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. “Nxisim palët të vazhdojnë diskutimin për çështjet e tjera”, thekson BE. Ndërkohë që delegacioni i OSBE në Tiranë thotë se: Zbatimi i Reformës është kyç dhe jemi gati të ndihmojmë për zhvillimin e hapave të tjerë. I investuari drejtpërdrejt në këtë proces, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varlehyi thotë se “palët duhet të vijojnë dialogun”.

Ndërkohë opozita jashtëparlamentare, pas miratimit të marrëveshjes së 5-qershorit, është shprehur e hapur për dialog lidhur me ndryshimet e tjera, por me kusht që asgjë të mos dëmtojë akordin e arritur për “Zgjedhoren”. Palët pritet të rimblidhen sot në Këshillin Politik, me formatin e vjetër, pa pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, por vetëm të përfaqësuesve të mandatuar të KP.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit miratohet marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll