Aktualitet

Aksident në bulevardin kryesor të Tiranës, dy automjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen 3 persona

23 Korrik 2020, 16:00 Nga DOSJA
Aksident në bulevardin kryesor të Tiranës, dy automjete

TIRANË– Një aksident, në të cilin janë përfshirë 3 makina ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia, në një njoftim zyrtar njofton se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll