Politike

Kuvendi miraton Marrëveshjen e 5-qershorit/ Rama: Votë me tru e jo me zemër, listat i hapim më 30 korrik! PS në 30 vite, pa

23 Korrik 2020, 06:26 Nga DOSJA
Kuvendi miraton Marrëveshjen e 5-qershorit/ Rama: Votë me tru e jo me

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votim të fshehtë dhe jo elektronik marrëveshjen e 5-qershorit, e miratuar në Këshillin Politik. me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime, marrëveshja u votua në Kuvend, dhe votimi u dekonspirua nga deputeti Myslym Murrizi në përfundim të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend. 

Vota e 5-qershorit nuk është votë zemre por mendjeje”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama i cili garantoi sot në Kuvend se do të votohet marrëveshja e 5-qershorit e pandryshuar. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë në Kuvend, ku nuk ngurroi të fliste edhe për ndërkombëtarët. Rama tha se “sot do të shtypim butonin për Lulzim Bashën“, referuar votës së tij në Kuvend dhe më “30 korrik do të shtypim butonin për veten”.

Kryeministri tha se më 30 korrik 2020, Kushtetuta do të ndryshojë dhe se listat do të hapen, dhe se për këtë, qeveria shqiptare ka për detyrim vetëm t’i vëjë në dijeni ndërkombëtarët, por jo të jetë e kushtëzuar prej tyre. “Se i hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne”, -tha Rama dhe i ra tavolinës me grusht për të forcuar edhe më tej, deklaratën e tij.

Pavarësisht batutave dhe replikave me opozitarët e rinj, kryeministri u largua duke iu bërë thirrje që të presin 30 korrikun për të hapur listat.

Një hapje dhe ndryshim që sipas Ramës nuk është në interesin e PS. Gjatë fjalës u kujdes që të dërgonte mesazhe “pajtimi” edhe mes socialistëve, kur tha se në 30 vite, PS është e vetmja parti që ka toleruar dhe ka vetëlënduar veten duke marrë përsipër kosto e përgjegjësi për vendin, dhe akuzoi PD-në se ka disa momente kur ka punuar kundër interesit kombëtar. Votimi i sotëm i hap rrugë edhe votës së emigrantëve jashtë vendit.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci seance plenare 23 korrik 2020 gramoz ruci seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll