Politike

Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e ‘5 qershorit’: Një hap më pranë Bashkimit Europian

23 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e ‘5 qershorit’:

TIRANË-Ambasada e SHBA ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament. Në një postim në Twitter Ambasada shkruan, se ky është një hap drejt Bashkimit Europian.

Ambasada ka përgëzuar partitë politike, për sigurimin dhe miratimin e marrëveshjes. Ndër të tjera në njoftim thuhet se kjo gjithpërfshirje dhe transparencë duhet të jetë normë për ndërmarrjen e vendimeve të rëndësishme për kombin.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të ligjit për reformën gjedhore, që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit. Ky veprim respekton marrëveshjen e arritur nga të gjitha partitë në Këshillin Politik dhe e çon Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Europian. Përgëzojmë të gjitha partitë që siguruan arritjen e marrëveshjes, respektimin dhe implementimin e saj në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente. Kjo gjithpërfshirje dhe trnapsrencë duhet të jetë normë për ndërmarrjen e vendimeve të rëndësishme kombëtare. Në respekt, ne mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik, për të diskutuar për reforma të tjera zgjedhore shtesë.  Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë me besim dhe të shpjegojnë pozicionin e tyre në mënyrë të qartë dhe të plotë për njëri-tjetrin dhe popullin shqiptar dhe të gjejnë një zgjidhje për të mirën e shqiptarëve dhe që e çon vendim përpara në rrugën e demokracisë“, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votim të fshehtë dhe jo elektronik marrëveshjen e 5-qershorit, e miratuar në Këshillin Politik. Me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime, marrëveshja u votua në Kuvend, dhe votimi u dekonspirua nga deputeti Myslym Murrizi në përfundim të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Kundër marrëveshjes votuan kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit ka qenë e pavlefshme, pasi i ka vendosur një kryq.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba miratohet marreveshja e 5 qershorit ambasada e shba miratohet marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll