Politike

Marrëveshja e 5-qershorit kalon në Kuvend/ Murrizi zbulon votimin: 23 deputetë të opozitës së re u bashkuan me krahun tjet

23 Korrik 2020, 12:44 Nga DOSJA
Marrëveshja e 5-qershorit kalon në Kuvend/ Murrizi zbulon votimin: 23

TIRANË- Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka zbuluar votimin që është bërë sot për Reformën Zgjedhore. Sipas Murrizit 96 deputetë kanë votuar pro, 6 kundër dhe 4 të tjerë kanë abstenuar.

Murrizi tha gjatë fjalës së tij se mes tyre janë 74 deputetë nga maxhoranca dhe 23 nga opozita parlamentare që kanë votuar pro marrëveshjes së arritur nga Këshilli Politik për Kodin e ri Zgjedhor.

“E vetmja deklaratë e sinqertë këtu ishte se keni shtypur butonin për Lulin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga krahu tjetër i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve. 5 qershori i hynë në punë vetëm politikanëve. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë larg njëri-tjetrit. 5 qershori është noterizim i 21 prillit të vitit 2008″, u shpreh deputeti. 

Kundër marrëveshjes votuan kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit ka qenë e pavlefshme, pasi i ka vendosur një kryq. Pakti u miratua me 97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe 6 deputetë nuk morën pjesë.

(F.g/a.b. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miratohet marreveshja e 5 qershorit myslim murrizi seance plenare 23 korrik 2020 miratohet marreveshja e 5 qershorit myslim murrizi seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll