Politike

Rama largohet nga salla pasi mbaron fjalën, Murrizi: Ka shkuar të shtyp butonin

23 Korrik 2020, 12:35 Nga DOSJA
Rama largohet nga salla pasi mbaron fjalën, Murrizi: Ka shkuar të

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama. Në nisje të fjalës Murrizi tha se Rama ishte i sinqertë vetëm në një pikë kur u shpreh se sot do votohet për Lulzim Bashën.

Por teksa Murrizi po fliste, Rama u largua nga salla dhe deputeti i opozitës tha se Kryeministri shkoi të shtypte butonin.

“E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu ishte që thasë se sot do të shtypni butonin për Lulit. Ka vite që në këtë sallë (Rama largohet nga salla dhe Murrizi njoftohet nga deputetët), ka shkuar të shtyp butonin më duket”, tha Murrizi.

Deklarata e deputetit të opozitës u bë pas fjalës së Ramës, i cili u shpreh se PS nuk ka fituar asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit. Kreu i qeverisë shtoi se sot votohet për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi seance plenare 23 korrik 2020 edi rama myslim murrizi seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll