Politike

I nxorri foton me Vuçiç dhe Zaev, Rama kapet me maskën e Gjuzit: Naltmadhni e paske anti-gaz, mos më moho kënaqësinë që

23 Korrik 2020, 12:18 Nga DOSJA
I nxorri foton me Vuçiç dhe Zaev, Rama kapet me maskën e

TIRANË -Gjatë kohës kur po fliste në Kuvend, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga deputeti Kujtim Gjuzi. Ky i fundit ka nxjerrë një foto nga takimet e Ramës, me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kreyministrin maqedonas, Zoran Zaev, në kuadër të Minishengenit Ballkanik.

Rama ndërkohë i është kthyer duke i komentuar maskën, për të cilën tha se është anti-gaz.

“Natlmadhni të lutem, maskën e paske anti-gaz. Të paktën kur nxjerr panorama mos më moho kënaqësinë që të shoh mustaqet. Më vjen mirë që mustaqet i ke mbrojtur me maskë”, u shpreh Rama.

Pas këtij veprimi, Gjuzit i është tërhequr vëmëndja nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kujtimgjuzi edi rama kujtimgjuzi

Sondazh

Poll