Politike

Rama mbron veten dhe PS-në në Kuvend: Kemi bërë gabime por nuk jemi antikombëtarë, PD-ja është

23 Korrik 2020, 12:05 Nga DOSJA
Rama mbron veten dhe PS-në në Kuvend: Kemi bërë gabime por

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit, duke thënë se atij nuk i pëlqen fare ajo marrëveshje. Rama tha se marrëveshja ka një problem shumë të madh siç është mosdepolitizimi i zgjedhjeve. Më tej në fjalën e tij tha se PS mund të ketë bërë gabime kur ka qenë në qeveri, por s’ka qenë antikombëtare. Ai tha se PD ka bërë thirrje për mos firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë.

PJESË NGA DEKLARATA

Sot unë jam me mendje i bindur me mendje se duhet ta votojmë këtë marrëveshje, jo se mua më pëlqen. Nuk më pëlqen, sepse unë kam një problem të madh me 5 qershorin që është mosdepolitizimi i 5 qershorit. Mua më vjen keq dhe është fyese që shumë mësues dhe mesuese quhet si hajdut potencial, kjo është fyese.

Kjo marrëveshje është për votuesit e tyre, për zgjedhësit e tyre, është për demokratiët që nuk duan të shohin me sy mua, nuk duan të shohin as PS-në në qeveri. Ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak, unë mirëkuptoj Murrizin kur thotë se Shqipëria në vitin 2020 nuk u jep te drejtën mësuesve për të qenë administratë zgjedhore. Unë nuk njoh asnjë budalla që të futet në burg se ka vjedhur vota për ne apo për PD-në.  Kush është pjesë e administratës zgjedhore është drejtëpërdrejtë i prekur nga Kodi Penal dhe ligjet nëse ai thyen rregullat dhe kërkon të vjedhë votat në emër të partisë.

Çfarë detyrimi do të kishte një avokat, infermier, arkitekt apo dikush tjetër në profesion të lirë nëse atyre do u kërkoje që të shkonin në numëronin votat. Është e thjeshtë nuk e detyron dot, por nëse është në administratë e detyron ligji dhe nëse nuk do ai humbet vendin e punës. Por tani jemi këtu ku jemi dhe kemi bërë këtë liëshim. Nuk dua të humbas më kohë dhe të tregojë ato që thotë Basha si matematika 7×7=42. Është qesharake, pasi PS nuk detyrohet nga aaskush tjetër përveç se qyetarëve të thjeshtë. 

Partinë socialiste mund ta kryqëzosh për shumë gjëra, ka bërë shumë gabime dhe nuk ka prekur kurrë interesin kombëtar. Por PD e ka bërë disa herë, për shembull njëherë ka bërë thirrje që të mos firmosej marrëveshja e Rambujesë, kjo është anti-kombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 23 korrik 2020 edi rama seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll