Politike

“E bojkotuam edhe ne Kuvendin”, Rama flet për PD-në: Keni që nga ’94-a që jeni pakicë, keni ardhur në pushtet se ës

23 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
“E bojkotuam edhe ne Kuvendin”, Rama flet për PD-në: Keni

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar Partinë Socialiste sot me Partinë Demokratike. Rama tha se PD nuk ka qenë kurrë shumicë absolute në Shqipëri, e vijoi duke thënë se sa herë PD ka ardhur në pushtet, ka ardhur nga përçarja e Partisë Socialiste.


DEKLARATA E RAMËS:

Ka gjëra që na lidhin me PD-në. PSH., bojkoti i Kuvendit, edhe ne e bojkotuam kuvendin. Por nëse shohim arsyet, çfarë dallim i madh! Cfarë dallim i madh! Po jua them këtu edhe të tjerëve që të na ndjekin. PD të kërkonte hapjen e kutive, jo për ndryshimin e rezultatit, por për të parë procesin, apo të detyronim PD-në të hynte në grevë urie. E lamë ne Kuvendin, e vërtetë, se na u mohua një gjë që sot duket elementare. Se sot jemi ne shumica, se jemi ne në krye. Siç janë dukur detyrime elementare të çuditshme, e kur ka qenë PD-ja, s’kanë qenë detyrime të tilla.

Na është dashur të bëjmë beteja absurde për gjëra të vogla. P.SH. që s’bën dot komision hetimor për të parë një ligj. Epo kjo ja që mund të bëhet nëse je Partia Demokratike. Kurrë s’keni qenë shumicë në popull, përjashto njëherë që ishte ndryshim regjimi, asokohe.

Flas për zgjedhjet normale, që nga referendumi i ’94-ës. Nëse keni ardhur në pushtet në sensin e forcës politike ka ndodhur vetëm se është përçarë PS-ja. Ky është fakt. Sot e kemi kaluar atë fazë, ndaj jemi shumicë solide, dhe s’kemi asnjë problem ne, as me sistemin as me koalicionet as me dreqin e me shejtanin. Se ne jemi shumicë në popull, e shumica në popull s’merret me ligje e me kode, por me votë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 23 korrik 2020 edi rama seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll