Politike

Nuk kishin vendosur maskën, Manastirliu “u tërheq veshin” deputetëve të opozitës, Lita i dëgjon fjalën, ministrja: Nu

23 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Nuk kishin vendosur maskën, Manastirliu “u tërheq veshin”

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit u ka kërkuar deputetëve të opozitës së re për të vendosur maskën. Ajo u është drejtuar kolegëve të saj opoiztarë, duke u thënë se nuk janë shembulli më i mirë për t’u marrë.

“E nderuar zv krytare të nderuar kolegë deputetë, u bë disa javë që COVID-19 në vendin tonë ka shtuar ngarkesën në sistemin shëndetësor, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën. Teksa prezantoj këtë akt, shoh se disa prej jush nuk e kanë vënë maskën. nëse ju refuzoni të mbai maskënqë mbron ju dhe familjarët tuaj, nuk mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marë, përsa i përket masave që të gjithë duhet të zbatojmë për luftën ndaj këtij infeksioni”, u shpreh Manastirliu. 

Apeli i saj u respektuar nga deputetët e opozitës, teksa deputeti Korab Lita vendosi maskën, ndërsa Manastirliu fliste. Kjo e fundit iu drejtua Litës, duke thënë se nuk duhet që t’ja mbushë ajo mendjen për të vënë maskën, por këtë gjë duhet ta bëjë vetë.

Faleminderit zoti Lita nuk duhet tua mbush unë mendjen“, tha ministrja.

Më tej ajo shtoi se në dy spitalet COVID-19 po kalohen kapacitetet, ndërsa bëri me dije se shumë shpejt do të hapen spitalet COVID 3 dhe COVID 4.

“Në dy spitalet covid ne kemi mbo 120 të shturuar dhe mbi dhjetra të tjera që janë të dyshuar dhe të shtruar, do të thotë që shumë shpejtë do të ezaurojmë dy kapacitetet dhe do të hapim spitalin e tretë dhe të katërt”, vijoi ministrja.

Më tej ajo kërkoi sensibilizimin e të gjithëve në vendosjen e maskës, për të ulur numrin e të infektuarve.

“Ulja e numrit të të infektuarve çon në më pak persona të prekur nga COVID-19, më pak të shtruar dhe më pak humbje jete. Kjo kërkon një mobilizim të të gjithë qytetarëve dhe ne duhet ta bëjëm për të afërmit tanë dhe për mjekët dhe infermierët që kanë 140 ditë në krye të detyrës dhe që janë duke punuar 24/7 për të shpëtuar jetë”, tha Manastirliu.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maskat ne kuvend ogerta manastirliu maskat ne kuvend ogerta manastirliu

Sondazh

Poll