Politike

PS konfirmoi pjesëmarrjen, Petrit Vasili i përgjigjet Gjiknurit: Mbledhjet si e djeshme, provoki

23 Korrik 2020, 11:05 Nga DOSJA

TIRANË- Petrit Vasili, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka kthyer përgjigje përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. Në një email të siguruar nga Dosja.al, Vasili thotë se Këshilli nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme sikundër sipas tij u veprua pasditen e djeshme.

“Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsensualiteti ka udhëhequr atë që prej fillimit të tij. Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja, janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as nuk mund të jenë kurrsesi axhenda e Këshillit Politik. Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në Këshillin Politik i drafteve të diskutuara por jo të miratuara është normalitet i detyruar. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5-qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun. Cdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi Partinë Socialiste. Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik, është një detyrim ndaj qytetarëve, integrimit evropian, partnerëve ndërkombëtar, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe stabilitetit politiko-shoqëror të vendit.”,-thuhet në email.

Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në këtë Këshill ka konfirmuar prezencën me anë të një e-mail-i.  Gjiknuri ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll