Politike

Rama e nis fjalën me falenderim për opozitën në Kuvend: Paktin e 5 qershorit do e votoj me mendje e jo me zemër

23 Korrik 2020, 11:46 Nga DOSJA
Rama e nis fjalën me falenderim për opozitën në Kuvend:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama ka falenderuar deputetët e opozitës në Kuvend, të cilët sipas tij do të firmosin sot marrëveshjen në Kuvend.

Në fjalën e tij Rama tha do të votonte marrëveshjen e 5 qershorit, jo me zemër por me mendje pasi e di se çfarë vlerë ka ky pakt.

Do të japim një mesazh të qartë. Falenderim për opozitën parlamentare, për zonjën Hajdari që bashkëpunoi për firmosjen e marrëveshjes. T’ju japim një mundësi të gjithëve në zgjedhjet e ardhshme, duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët nuk janë të përjashtuar, por janë të barabartë me shumicën qeverisëse. Nuk është sekret dhe e kam thënë sa e sa herë, që unë personalisht nuk e votoj me zemër por me mendje marrëveshjen e 5-qershorit. E votoj me mendje, jo për ata që ikën nga Kuvendi, por për votuesit e tyre. Ndaj të gjithë atyre që besojnë tek Lulzim Basha, iu them sot se kjo është PS-ja e Shqipërisë, kjo është shumica, këta jemi ne që s’kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatorë e diktatura”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e 5 qershorit seance plenare 23 korrik 2020 edi rama marreveshja e 5 qershorit seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll