Politike

Marrëveshja në Kuvend/ Rama: PS për 30 vite u bazua tek arsyeja, kemi qenë tolerantë deri në vetëlëndim… hoqëm balota

23 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA
Marrëveshja në Kuvend/ Rama: PS për 30 vite u bazua tek arsyeja,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është kthyer sot pas në kohë kur tha se Partia Socialiste ka qenë e kudogjendur për të gjithë shqiptarët. Rama tha se ndër vite, PS është treguar më tolerante dhe ka sakrifikuar më shumë sesa PD.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Se nëse do të kishim qoftë edhe një lidhje me ato akuza përralla dhe legjenda, jo vetëm që nuk do të mendonim të përfshinim PD-në por do të mendonim që na erdhi rasti për t’a shkelur me këmbë. Kështu bëjnë diktatorët, kështu bëjnë diktaturat. Ne s’mund të krahasohemi me asgjë. Kultura jonë politike, e ndërtuar në 30 vite është një kulturë e bazuar tek arsyeja jo tek forca, e bazuar tek gatishmëria për dialog dhe dakordësi jo tek refuzimi i dialogut.

Por tek një rrugë që tek çdo stacion nuk ka qenë PD, por PS qoftë në opozitë e qoftë në pushtet, që ka qenë ana tolerante, mikpritëse deri në vetë-lëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej nga heqja e raundit të dytë. Po ta shohësh me logjikë është vetëvrasje, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë.

Kohët dhe datat në këtë kuvend dhe politikën shqiptare, i ka ose arkivi i shtetit, ose truri i Myslym Murrizit. Ai e di ekzaktësisht kur pranoi PS të hiqej raundi i dytë, balotazhi. Por nëse e shohim në këndvështrim tjetër, do të ishte ndryshe, nëse PS do të rrinte në pozicionin e saj e do të thoshte “jo jo jo”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 23 korrik 2020 edi rama seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll