Politike

DEKLARATA/ Rama kundër SHBA e BE: S’jemi shërbëtorët e askujt, për listat vendosim ne jo ndërkombëtarët, i hapim më 3

23 Korrik 2020, 12:12 Nga DOSJA
DEKLARATA/ Rama kundër SHBA e BE: S’jemi shërbëtorët e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë sot se listat do të hapen më 30 korrik, e po ashtu edhe ndryshimet Kushtetuese do të miratohen. Rama u kujdes që të dërgonte edhe sinjalin tek ndërkombëtarët, kur tha për listat, vendosin shqiptarët e jo të huajtë. Ai iu kujtoi partnerëve se Shqipëria nuk iu është shmangur detyrimeve edhe në aleancat ndërkombëtare ku ka marrë pjesë. Kryeministri i ra edhe foltores me grusht për të përforcuar deklaratën e tij.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Po thosha që KP-në e paska krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE dhe nuk e di kush tjetër. Jo, KP e krijoi vullneti i PS që është sot shumicë qeverisëse, që ka detyrë të shohë përtej kësaj salle dhe përtej retorikës dhe debatit politik, edhe atë që e quajmë opozitë rrugore t’i referohemi ndonjëherë. SHBA dhe BE kanë dhënë kontribut në këtë proces, sepse PD që kërkon të udhëheqë akoma nuk di të flasë shqip. Jemi palë tjetër, por merremi vesh shqip. Se pranoj dot pse në vitin 2020 duhet të flasim anglisht. Ia kam kërkuar që në 2017-ën Lulzim Bashës, jo me anglisht.

Nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse iu japim bujarisht detyra që janë detyrat tona. Siç e thashë edhe më parë. Kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur, jemi gati që mosdakordësitë t’i diskutojmë, pa u tërhequr, nëse nuk na bindin.

Pa u tërhequr, ndaj jemi miq, ndaj jemi partnerë. S’jemi shërbëtorë të askujt, por jemi të vetëdijshëm, që s’jemi as SHBA, as BE, as ndonjë superfuqi bërthamore, as minisuperfuqi energjitike. Jemi këtu ku jemi falë miqve dhe partnerëve tanë.

S’i vëmë ndonjëherë në dyshim detyrimet tona në aleancat ndërkombëtare, s’vëmë ndonjëherë në diskutim detyrat tona këtu për të mos liruar asnjë fije me prioritetet që janë tonat, ama kur vjen puna për të vendosur nëse do hapim lista s’do hapim lista, këtë e vendosim ne. (I bie tavolinës me grusht). Këtë e vendosim ne, dhe s’kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’jua themi. Besoj se do vazhdojmë  ta themi, megjithëse jo për një kohë të gjatë, sepse ky kuvend ka marrë vendim të hapë listat më 30 korrik. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 23 korrik 2020 edi rama seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll