Politike

Kadri Veseli me COVID-19… a i lau duart Lulzim Basha pas takimit? Kë takoi kryedemokrati pas ‘tokjes’ së grushtave

23 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Kadri Veseli me COVID-19… a i lau duart Lulzim Basha pas takimit? Kë

KOSOVE– Kadri Veseli është politikani i radhës që infektohet me koronavirus në Kosovë, pas Isa Mustafës dhe Jakup Krasniqit. Akoma nuk dihet kush ishte personi që infektoi Veselin, dhe nëse ky i fundit ka infektuar persona të tjerë. Por për t’i paraprirë parashikimeve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një tur dy-ditor në Kosovë, ku takoi krerët kryesorë të shtetit dhe liderët politikë në vend.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim, e zuri takimi me Veselin. Të dy liderët u filmuan me maska dhe me distancë sociale, por me të drejtë, mbështetësit e kryedemokratit mund të shqetësohen për shëndetit e liderit të tyre. A i lau duart Lulzim Basha fill pasi u nda me Veselin. Nuk do të ishim kaq të “investuar” në këtë problem, nëse vetë Basha nuk do të na dëshmonte se marrëdhëniet me maskën i kishte jo në momentin më të mirë… 

Por kë takoi Basha pas Veselit? 

Kryedemokrati pas takimit me Kadri Veselin takoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zhvilloi homazhe tek varri i Isa Boletinit,  Ibrahim Rugovës, e po ashtu edhe në varrezat ku prehet Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz. Për fat të mirë këta të fundit nuk rrezikojnë të infektohen, por në rast se do të takonte dje kryeministrin Edi Rama… edhe mund të kishte një “alarm”. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kadri veseli me koronavirus lulzim basha ne kosove kadri veseli me koronavirus lulzim basha ne kosove

Sondazh

Poll