Politike

S’ka akord për ndryshimet në Kushtetutë! Debate të ashpra tek Këshilli Politik, Hajdari i ‘ngre zërin’ Vasilit: List

23 Korrik 2020, 10:55 Nga DOSJA
S’ka akord për ndryshimet në Kushtetutë! Debate të

TIRANË– Debate të forta mes Rudina Hajdarit dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Gjatë takimit të zgjati 1 orë e gjysmë, opozita jashtëparlamentare shprehu qëndrimin e saj kundër ndryshimeve në Kushtetutë, ndërsa Hajdari u bëri me dije se hapja e listave do të kalojë pas një jave në Kuvend, me ose pa “bekimin” e tyre.

Edhe kryeministri Edi Rama mbajti të njëjtin qëndrim ndaj kundërshtarëve politike. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Rama u shpreh se ndjente keqardhje, megjithatë edhe njëherë i mëshoi fjalës së ndyshimet në Kushtetutë do të kalonin në Kuvend, njësoj si kaloi sot edhe marrëveshja e 5 qershorit.

Pas takimit, në fjalën e tyre për mediat, Gjiknuri dhe Hajdari treguan se gjatë mbledhjes kishin kërkuar të diskutonin për ndryshimet por kishin hasur në kundërshtim nga pala tjetër. Ndërsa Vasili dhe Bylykbashi, nga ana e tyre kërkuan një proces më të gjatë dhe transparent diskutimi.

Përveç debateve, palët në Këshillin Politik kanë miratuar pjesën e ligjeve që lidhen me blerjen e votës; presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; keqpërdorimi dhe abuzimi me administratën publike; marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; lirinë dhe sekretin e votës; dhe manipulimin e falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Ndërkohë një ditë më parë Këshilli Politik zhvilloi dhe takimin e radhës, ku u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese. Rama kërkoi që në këtë takim të ishte dhe opozita e bashkuar, por kjo e fundit e refuzoi duke thënë se do ulën në tryezë sot në orën 17:00 ose nesër, nëse kreu i qeverisë është ende i hapur për diskutime. Rama dje pas takimit tha se sot do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe ka mbyllur dyert opozitës për takime të tjera në KP, por ka kërkuar hapjen e listave.

(A.B:F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll