Politike

Kontaktet gjatë pandemisë, Manastirliu i rikthehet traditës, propozon përshëndetjen me dorë në zemër

23 Korrik 2020, 10:25 Nga DOSJA
Kontaktet gjatë pandemisë, Manastirliu i rikthehet traditës,

TIRANË -Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar sjelljen tonë të përditshme, midis të cilave edhe mënyrën e përshëndetjes. Deri më tani specialistët kanë këshilluar takimin me bërryl ose me grusht.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka propozuar për rikthimin e një përshëndetje tradicionale të shqiptarëve atë të dorës në zemër, e cila bëhet për të respektuar mikun. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të shmangur përhapjen e virusit.

Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës.
Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm“, shkruan Manastirliu.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 3 viktima dhe 68 të prekur me COVID-19. Në dy spitalet COVID-19, janë shtruar 124 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive, ku 7 janë intubuar. Gjithashtu janë shëruar edhe 66 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastilrliu pershendetja me dore ne zemer ogerta manastilrliu pershendetja me dore ne zemer

Sondazh

Poll