Politike

Rama e Cakaj nuk përfillin interepelancën me Kostaq Papën, përgjigjet në Kuvend ia jep Spiropali

23 Korrik 2020, 09:02 Nga DOSJA
Rama e Cakaj nuk përfillin interepelancën me Kostaq Papën,

TIRANË- Deputeti i opozitës Kostaq Papa ka kërkuar sot një interpelance me ministrin e Jashtëm, Edi Rama. Ai ka parashtuar të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e tij, por në fund kur ka mbaruar fjalën në foltoren e Kuvendit nuk është shfaqur as Rama dhe as ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Përgjigjet Papa i ka marrë nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka dhënë sqarimet e saj.

“Dua të ngre sot disa shqetësime për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit. Duke filluar nga problemet me shqiptarët ne Kosove, Serbi, Mal të zi dhe heshtja për vrasjet e shqiptarëve në institucionet (burgjet) greke. Dua informacion, pasi çështjet kombëtare shqiptare i ëhstë bërë një goditje e fortë. Dua tu drejtohem bashkombasve të mi, pasi situata është shumë e rënduar. I lutem medias një pasqyrim real për këtë situatë të rëndë, dua të them që e kot ka qenë frika ministrit për mungesën në interpelancë”, tha Papa në fjalën e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali kostaq papa seance plenare 23 korrik 2020 elisa spiropali kostaq papa seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll