Politike

Do krijojë parti të re? Hajdari nuk jep detaje: Do jem pjesë e një liste, por do flas në shtator

22 Korrik 2020, 21:03 Nga DOSJA
Do krijojë parti të re? Hajdari nuk jep detaje: Do jem pjesë e

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka pranuar sërish se do të kandidojë në zgjedhjet e 2021 por nuk ka bërë me dije se nën siglën e cilës partie. Hajdari u shpreh se vetëm në shtator mund të zbulojë diçka më shumë lidhur me planet e saj.

Megjithatë ajo shtoi me siguri se do të jetë pjesë e një liste të hapur, pas ndryshimeve kushtetuese.

Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s’do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre. Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë“, tha Hajdari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll