Politike

Valteri: Hapni lokalet e natës, po dëmtoni bizneset, Ruçi-deputetit: Reali dhe Liverpul u shpallën kampion dhe festuan pa ti

23 Korrik 2020, 08:35 Nga DOSJA
Valteri: Hapni lokalet e natës, po dëmtoni bizneset,

TIRANË- Deputeti i Halit Valteri ka ngritur sot një shqetësim në Kuvend dhe është shprehur kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në fjalën e tij, Valteri kërkoi që qeveria të tërhiqej nga ky vendim, pasi po dëmtohen shumë biznese që mezi kanë pritur sezonin turistik dhe po përfitojnë ata që kanë miq në qeveri, pasi sipas tij nuk pyesin për ligjin.

Deputetit i është përgjigjur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili listoi disa ngjarje të mëdha botërore që janë bërë në kushtet e COVID. Ruçi u shpreh se Reali festoi pa tifozë dhe po të njëjtën gjë bëri dhe Liverpulli.

VALTERI: Akti Normativ që ndalon lokalet me apo pa muzikë dhe sjellja arrogante e kësaj qeverie ndaj atyre që protestojnë për bukën e gojës më bën që t’ju kërkoj juve, që të ndërhyni që të rishikohet ky akt normativ dhe të bëhet një plan financiar për këtë kategori, pasi janë 60 mijë persona që punojnë në kohë sezonale. E kam personalisht me ju zoti Ruci, bëjini thirrje PS-së.

RUÇI: Është me detyrim përcaktim si rezultat i rritjes së fluksit të pandemisë. Kur në botë nuk organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel, apo shpallet Reali kampion dhe tifozët rrinë në shtëpi, askush nuk e dëshiron këtë, të gjithë këta do të ishin në stadium dhe do të ishin të ardhura për atë ekip. Prandaj ju lutem lini emocionet dhe politikën për këtë cështje. Ata kanë plotësisht të drejtë, por kemi të bëjmë me një fuqi madhore, që nuk varet në dorë të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci halit valteri seance plenare 23 korrik 2020 gramoz ruci halit valteri seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll