Politike

“I love Allah”, deputeti Halit Valteri bën propagandë fetare në parlamentin e Shqipërisë

23 Korrik 2020, 08:53 Nga DOSJA
“I love Allah”, deputeti Halit Valteri bën propagandë

TIRANE- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, e ka kuptuar bereqetin që të jep fama dhe pushteti politik. Për të qënë në qendër të vëmendjes në çdo seancë dhe dalje publike, Valterit tashmë i duhet të bëhet “kreativ”, pasi sherret me kolegët i konsumoi në seancat e mëparshme. Sot, ai zgjodhi një maskë mbrojtëse kundër COVID-19, me mbishkrimin “I love Allah”, “E dua Allahun”.

Në imitim të tejskajshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili prej ditësh pozon në daljet e tij publike me maskë të zezë, me mbishkrime të personalizuara, Valteri ka harruar se kjo paraqitje është propagandë. E në këtë rast, edhe më e rëndë, pasi është propagandë fetare në një institucion shtetëror, parlament, të një vendi laik (jo-fetar), si Shqipëria. A do të merren masat për shkeljen proceduriale të deputetit?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seance plenare 23 korrik 2020 halit valteri seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll