Politike

Probleme në Kuvend/ Kujtim Gjuzi me maskë ushtarake: Jemi gati për sherr, hedhim edhe granata këtu… (KËRCËNIMI)

23 Korrik 2020, 08:15 Nga DOSJA
Probleme në Kuvend/ Kujtim Gjuzi me maskë ushtarake: Jemi gati

TIRANE- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka shkuar në seancën e sotme plenare me një maskë ushtarake, dhe ka kërcënuar maxhorancën se është gati edhe për sherr. Teksa u ngrit në foltore, Gjuzi tha se nëse Partia Socialiste kërkon sherr, ai është gati të hedh edhe granatën brenda në parlament.

“ Në qoftë se doni sherr në qoftë se doni probleme,  mos kujtoni se nuk jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim siç e sollëm parlamentin në parametra. Ndryshe duhet me fillu me gjujt kryeministrin më bojë, zv.kryeministrin, kryetarin e parlamentit, a ose të hedhim ndonjë granatë këtu brenda. Sado mund të duhet këtë nga garda, në qoftë se një deputeti këtu ja jep mëndja për t’u fut me çfarë të duash, futet, se këtu janë futur dhe më parë. Por ne themi se jemi njerëz të përgjegjshëm, de në këtë kuptim ne themi që s’mund t’i anashkaloni 8 partitë politike. Keni dy ditë që anashkalon zoti Balla, ndërkohë që ke dhënë fjalën”, tha Gjuzi.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin direkt të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili i tha Gjuzit se: U kam kaluar dy minuta kohë, se kur e përdorni ju, për cilën çështje, është puna juaj, qartë, përsa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm jemi në Kuvend, jo në mbledhje partish, jashtë kësaj salle bëni çfarë të doni, takime me kë të doni ju.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seance plenare 23 korrik 2020 kujtim gjuzi seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll