Politike

10 vjet nga pranimi i pavarësisë në Hagë, Basha: Ka ardhur koha që të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi

23 Korrik 2020, 07:02 Nga DOSJA
10 vjet nga pranimi i pavarësisë në Hagë, Basha: Ka ardhur

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot 10-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Dretësisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se  sot është koha për një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shton se njohja i shërbet qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon. Kreu i PD shprehet se Shqipëria është në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe koordinim të plotë me partnerët stategjikë.

“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE, dha gjithçka për  shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, shkruan kreu i opozitës. Ky reagim i Bashës vjen dhe pas vizitës së tij dy ditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. 

10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 10 vite nga vendimi i hages per kosoven dialogu kosove-serbi lulzim basha 10 vite nga vendimi i hages per kosoven dialogu kosove-serbi lulzim basha

Sondazh

Poll