Politike

 “Balla s’ulet në takim me ne, po na shmang”, Kujtim Gjuzi debat me Ruçin: Na keni hequr dhe të drejtën e fjalës

23 Korrik 2020, 08:29 Nga DOSJA
 “Balla s’ulet në takim me ne, po na shmang”, Kujtim

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur sot me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjuzi në fjalën e tij ka ngritur disa shqetësime, duke thënë se Taulant Balla nuk ulet në takim me krerët e partive opozitare që janë në Kuvend.

Ruçi në fjalën e tij, sqaroi deputetin se nuk është në kompetencë të tij të organizoj takime dhe i ka kërkuar Gjuzit që të ulet. Por deputeti nuk është ulur dhe këtu ka nisur një debat dhe kërcënim se do e nxirrta nga salla.

Kujtim Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Çfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me c’të dojë Brenda, futet, se është future këtu me cdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën.

Gramoz Ruçi: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre. Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish.

Kujtim Gjuzi: Po na ndërprisni

Gramoz Ruçi: Ulu aty, ulu. Prit të të sqaroj.

Kujtim Gjuzi: Nuk dua të ulem dua të flas.

Gramoz Ruçi: Ulu po të them ulu.

Kujtim Gjuzi: Unë i bëj të dyja dhe flas.

Gramoz Ruçi: Unë nga 1 minutë e gjysmë u kam dhënë nga dy minuta të gjithë deputetëve të pavarur. Përsa i përket takimit me Ballën, këtu je në Kuvend dhe jo në mbledhje partie jashtë kësa salle bëni çfarë të doni.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 23 korrik 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll