Politike

SHERRI/ ‘S’kam ku të parkoj makinën’, habit deputeti Alimadhi përplaset me Ruçin në seancë, kreu i Kuvendit: Mor zot

23 Korrik 2020, 08:30 Nga DOSJA
SHERRI/ ‘S’kam ku të parkoj makinën’, habit deputeti

TIRANE- Deputeti Adriatik Alimadhi ka patur si shqetësim parësor sot në nisjen e seancës në Kuvend, mungesën e një vendparkimi të makinës së tij. Fjala e tij u kundërshtua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se ky nuk është një shqetësim që mund të parashtrohet në foltore. Për t’i shpëtuar ndërprerjes së fjalës, Alimadhi tha se nuk e kuptonte “pse Këshilli Politik duhet të imponojë rendin e ditës”.

DEBATI NË KUVEND: 

Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet

Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti

Adriatik Alimadhi: Nuk ulem

Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon

Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.

Gramoz Ruçi: Është pak pakuptim që të flasim në foltoren e Kuvendit për parkimin e makinave…

Alimadhi: Ky është problemi që duhet të flas.

Gramoz Ruçi: Mor zotëri nuk mund të flasësh këtu se s’ke ku të parkosh ti makinën…

Alimadhi: Ju keni vendosur si konferencë kryetarësh në rend të ditës ndryshimet për Kodin Zgjedhor. Pse e keni kaluar sot në rendin e ditës? Në 30 vite Shqipëria vuan nga mos-respektimi i Kushtetutës. Mbi ç’bazë e krijuat Këshillin Politik? Ju nuk respektoni asnjë akt të dobishëm të këtij vendi. Si mundet që të votojë ndryshimet deputeti sot që vijnë nga Këshilli Politik.

Gramoz Ruçi: Ju sqaroj se… nisma që është futur sot në rend të ditës është nga 6 deputetë dhe është kushtetuese. S’keni të drejtë me pretendimin. Është futur në rend të ditës me konsesus të plotë nga konferenca e kryetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi gramoz ruci seance plenare 23 korrik 2020 adriatik alimadhi gramoz ruci seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll