Politike

“Ne jemi 1”, Meta në ceremoninë e lëvizjes për ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve: Rritja e ndëshkueshmërisë është

23 Korrik 2020, 08:50 Nga DOSJA
“Ne jemi 1”, Meta në ceremoninë e lëvizjes për

TIRANË – Presidenti Ilir Meta së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA/ECPAT dhe BARNAHUS kanë shpallur sot lëvizjen “Ne jemi 1”, që ka si synim ndalimin e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

Të pranishëm në ceremoni ishin Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) Altin Hazizaj, Zv/ministri i Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale Albert Nikolla, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, pushtetit vendor e të medias dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Meta gjatë fjalës së tij, shprehu mbështetjen për zhvillimin e politikave efikase, parandaluese dhe denoncuese për të mbrojtur fëmijët. Sipas presidentit, rastet e abuzimit me fëmijë trondisin shoqërinë, por autorët harrohen shpejtë.

Si president i republikës do të jem krah tuaj dhe të punojmë të gjithë së bashku për të zhvilluar politika efikase, parandaluese, denocnuese dhe mbi të gjitha politika më të forta ndëshkuese, sepse ne jemi dëshmitarë se shoqëria tronditet kur ndodh një ngjarje, mediat e pasqyrojnë makismalisht, por më pas e harrojmë dhe nuk kemi asnjë bilanc se cfarë ka ndodhur me autorët dhe sa ka qenë shkalla e dënimit të tyre” u shpreh Meta ndër të tjera.

Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur, se rritja e ndëshkueshmërisë është çelësi i suksesit për të ardhmen.

Rritja e ndëshkueshmërisë është celësi i suksesit për të ardhmen, por edhe politikat integruese për fëmijët që janë viktima të abuzizmit, duke ofruar të gjithë mbështëtjen tonë“, vijoi Meta.

Shqipëria u trondit nga ngjarja e rëndë në Babrru e regjistruar pak muaj më parë, ku roja i shkollës Abaz Doga, së bashku me disa të rinj, midis tyre edhe adoleshentë, kishin abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Ata i bënin presionin nëpërmjet videove intime, duke përfituar favore seksuale në këmbim.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta levizja ne jemi1 ilir meta levizja ne jemi1

Sondazh

Poll