Politike

‘Listat e hapura kërkesë e jona’, Rudina Hajdari flet hapur: Nuk ka pasur presion ndërkombëtar

22 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
‘Listat e hapura kërkesë e jona’, Rudina Hajdari flet

TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur lidhur me kërkesën e opozitës së re për hapje të listave. E ftuar në emisionin “Repolitix”, Hajdari tha se lidhur me listat nuk ka pasur asnjë presion nga ndërkombëtarët.

E pyetur lidhur me raportin e saj me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri, ajo shtoi se ka pasur kontakte, aq sa anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Nuk ka pasur presion ndërkombëtar për listat e hapura. Listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë. Sa herë të ketë kërkesë për mbledhje do të jem e pranishme, besoj edhe zoti Murrizi se tregojmë vullnetin. Natyrisht që kam pasur kontakte, aq sa kanë anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, edhe gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është e qartë që edhe heshtja është një lloj qëndrimi. Nuk besoj që do dali njeri kundër kësaj”, tha Hajdari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve rudina hajdari hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve rudina hajdari

Sondazh

Poll