Bota

SHBA-ja jep 1.95 miliardë dollarë për dy kompanitë që po testojnë vaksinën anti-covid

22 Korrik 2020, 20:40 Nga DOSJA
SHBA-ja jep 1.95 miliardë dollarë për dy kompanitë që

SHBA- Kompania ‘Pfizer ‘dhe firma gjermane ‘BioNTech SE’ njoftuan ditën e sotme se do të marrin nga qeveria amerikane 1,95 miliardë dollarë për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milion doza të vaksinës së tyre për COVID-19.

Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe ai i Mbrojtjes tha se marrëveshja e lejon qeverinë e SHBA të blejë 500 milion doza shtesë.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka rënë dakord të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin dhe blerjen e një vaksine të mundshme. Administrata ka ndërmarrë operacionin “Warp Speed”, për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave, kurave dhe diagnostikimeve për koronavirusin.

Vaksina e kompanive ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ pritet të testohet në shkallë të gjerë. Ajo ka dhënë shenja premtuese në studimet e vogla që janë kryer tek njerëzit. Kujtojmë se më shumë se 150 vaksina për koronavirusin që përdorin një larmi teknologjish janë në zhvillim e sipër në vende të ndryshme të botës dhe rreth 20 prej tyre janë duke u provuar në njerëz.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech kompania pfizer shba vaksina kunder koronavirusit biontech kompania pfizer shba vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll