Bota

Rikthehet koronavirusi në Mal të Zi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 91 raste të reja dhe 4 viktima

22 Korrik 2020, 19:19 Nga DOSJA
Rikthehet koronavirusi në Mal të Zi/ Në 24 orët e fundit

MALI I ZI- Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, ka bërë të ditur ditën e sotme se në vend janë regjistruar 91 raste të reja dhe 4 vikitma për shkak të Covid-19. Insituti ka njoftuar se të vdekurit janë regjistruar nga qyteti Malit të Zi  Tivati, Zhablaku, Rozhaja dhe Plevla.

Kështu me rritjen e shifrave të ditës së sotme numri në total i të infektuarve ka shkuar 2,011 pacientë  në që nga fillimi i pandemisë ndërsa i të vdekurve në 30 persona

Kujtojmë se ditën e sotme autoritetet vendosen masa të rrepta në përpjekje për të parandaluar përhapjen e infektimeve. Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.

Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

“Është e detyrueshme të mbahet maska mbrojtëse në ambientet e jashtme dhe të brendshme në të gjithë Malin e Zi, përfshirë edhe fëmijët mbi moshën 7 vjeçare. Maska nuk është e domosdoshme të mbahet në plazhe dhe në parqet kombëtare, me kusht që aty duhet të ruhet distanca fizike”, thuhet në vendim e Trupit Koordinues Kombëtar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...