Bota

Infektohet me Covid-19 Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut: Nuk kam simptoma, familjarët janë negativë

22 Korrik 2020, 19:13 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 Ministri shqiptar i Ekonomisë në

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi është infektuar me COVID-19. Këtë lajm e ka bërë vet me dije duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen dhe të respektojnë rregullat e ndërmarra nga qeveria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bekteshi ka bërë me dije se pavarësisht se ka rezultuar pozitivë për virusin ai nuk ka asnjë simptomë, ndërsa shton se fatmirësisht famijarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë infektuar nga ky virus.

“Të nderuar miq,familjarë. Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.  Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.  Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!  Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”- ka shkruar Bekteshi.

Deri më tani Maqedonia e Veriut ka regjistruar 442 viktima si shkak i koronavirusit dhe 9.547 të infektuar mes të cilëve 5.071 janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

Burimi: MIA.mk 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut kreshnik bekteshi koronavirusi ne maqedonine e veriut kreshnik bekteshi

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...

Bota 22 Korrik 2020, 17:31

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeça...