Bota

Bie ndjeshëm bilanci në Brazil/ Regjistrohen 1,456 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

22 Korrik 2020, 20:19 Nga DOSJA
Bie ndjeshëm bilanci në Brazil/ Regjistrohen 1,456 raste të

BRAZIL– Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve në Brazil së fundmi kanë rënë ndjeshëm krahasur me një ditë më parë ku brenda ditës u regjistruan 7,408  raste të reja dhe 242 të vdekur.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 të vdekur duke e çuar numrin në 81,628 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu ndjeshëm ka rënë dhe numri i të infektuarve ku së fundmi janë shënuar 1,456  raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 2,167,988  të tjerë.

Në Brazil që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shëruar 1,465,970 pacientë ndërkohë aktualisht në gjendje të rëndë për jëtën janë 8,318 të tjerë. Ndërkohë qeveria e Brazilit vijon të bëjë thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat në mbrojtjen nga koronavirusi, por ende Brazili renditet si vendi i dytë më i goditur në botë nga Covid-19.

Burimi: .worldometers.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll