Bota

Wuhani shpall fitoren/ 100 ditë pas heqjes së izolimit, vendi pret grupin e parë të turistëve

22 Korrik 2020, 20:31 Nga DOSJA
Wuhani shpall fitoren/ 100 ditë pas heqjes së izolimit, vendi pret

WUHAN– 100 ditë pas heqjes së izolimit qyteti i Wuhanit  kryeqendër e provincës Hubei në Kinë, ka pritur ditën e sotme pas një kohe të gjatë grupin e parë të turistëve. Wuhani që ishte epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Kinë, është hapur përsëri për turistët.

Mediat e huaja bëjne me dije se grupi i parë i përbërë nga 8 turistë, të moshës nga 12 deri në 82 vjeç, erdhi nga provinca fqinje Hunan. Agjencia e udhëtimit angazhoi guidën më të mirë dhe një autobus të sterilizuar për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shënuar një eksperiencë sa më të mirë.

Turistët u ulën në autobus vetëm, dhe ishin pajisur me maska ​​dhe dezinfektantë. Në turin e tyre katër ditor, ata do të vizitojnë disa nga aktraksionet më të njohura të tij si Kulla e Verdhë, Rruga Chu Han dhe tregun Hubu Lane.

Burimi:.untvweb.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine koronavirusi ne wuhan kine koronavirusi ne wuhan

Sondazh

Poll