Bota

“Ka një sulm propagande kundër hidroksiklorokinës” Kriza e Covid-19/ Epidemiologu: Ilaçi që mund të shpëtojë

22 Korrik 2020, 19:56 Nga DOSJA
“Ka një sulm propagande kundër hidroksiklorokinës”

SHBA– Vetëm katër muaj më parë, më 20 mars, u publikua studimi i parë nga IHU-Marseille që tregon efektivitetin e hidroksilklorinës të shoqëruar me azitromicinën në zvogëlimin e ngarkesës virale për pacientët e infektuar me koronavirus.

Ndërsa vetëm tre ditë më, më 23 mars, Dr.Zev Zelenko lëshoi një letër për mjekët nga e gjithë bota në lidhje me protokollin e tij të trajtimit, i cili duket se është edhe më efektiv se ai i IHU-Marseille. Protokolli i Dr Zelenko është më i shkurtër, me doza më të ulëta se ai i përdorur nga IHU-Marseille.

Shkencëtari nga universiteti i Yale në SHBA, epidemiologu Harvey Risch, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se përdorimi masiv i hidroksiklorokinës mund të shpëtojë në Amerikë 75.000-100.000 njerëz.

Unë besoj se ilaçi mund të përdoret si profilaktik për punonjësit e vijës së parë siç është bërë në Indi, u shpreh ai.

Sipas tij tashmë është aktivizuar një propagandë lufte kundër përdorimit të hidroksiklorokinës për qëllime politike, por jo bazuar mbi fakte mjekësore.

Komentet e tij dalin kundër vendimeve të javëve më parë të autoriteteve për të pezulluar përdorimin e medikamentit pasi nuk jep rezultate. Edhe një qendër shëndetësore në Miçigan ka deklaruar se përdorimi i hershëm i ilaçit ul ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga CoVid-19 dhe e ul madje me 66%, kurse në kombinim me azitromicinën kjo përqindje shkon në 71%.

Ndërkohë kujtojmë se ky është një mesazh që në fakt shkon pro qëndrimeve publike të presidentit Donald Trump. Nga ana tjetër në  botë po eksperimentohet thuajse gjithçka që mendohet se ka efekte.

Burimi: Cove.exit

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota harvey risch harvey risch

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...